Ishte bllokuar në malin e një fshati në Krujë, shpëtohet turisti austriak, ja si është gjendja shëndetësore

0770536b 6b4a 4a42 A42e C86dc2a77ec4

Një turist austriak është shpëtuar nga policia e Krujës, pasi kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj në Krujë. Efektivët pasi kanë lokalizuar vendndodhjen e 68-vjeçarit është nisur menjëherë për ndihmë duke arritur të shpëtojë turisti, i cili bëhet me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI:

Policia e Krujës i erdhi në ndihmë një turisti austriak që kishte mbetur në malin e fshatit  Kurcaj, Krujë.

Mbrëmjen e sotme, salla operative Krujë, ka marrë njofim se një shtetas  austriak (turist) 68 vjeç, duke vizituar  në fshatin Kurcaj, Krujë, urën e Abdyl Agës, kishte ngatërruar rrugën dhe kërkonte ndihmën e Policisë, pasi ishte ngjitur në mal. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit  janë nisur menjëhere për ti arrdhur në ndihmë.  Rreth orës 21:00, shërbinet e Policisë, mundën të lokalizojnë vendndodhjen e 68-vjeçarit, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Ishte bllokuar në malin e një fshati në Krujë, shpëtohet turisti austriak, ja si është gjendja shëndetësore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook