Moviola e javës së parë/ Arbitrat e nisin mbarë sezonin e ri të Superiores, të mos i marrim mësysh

E dicioni i 84-t i Kate gorisë Superiore ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për sa i përket gjykimit. Një shprehje popullore thotë: fillimi i mbarë gjysma e punës. Gjithsesi janë vetëm 90 minutat e para dhe nuk ka vend për ekzaltim, por duhet pranuar fakti se arbitrat shqiptarë kur duan i shfaqin cilësitë e tyre. Rastet për moviolë nuk munguan në javën e parë, por edhe falë ndihmës së VAR-it, vendimet kanë qenë të sakta.

bandicam 2022-08-20 20-42-24-953

Vonesë në kontrollin e VAR-it, gati 4 minuta, pati në ndeshjen LaçiTeuta, por fatmirësisht vendimi në fund qe i drejtë ku u akordua goli për Teutën. Komisionet dhe kolegjiumet përkatëse është mirë që t’i instruktojnë gjyqtarët me një maual pune, pasi ka arbitra që tregohen shumë strikt në dhënien e kartonëve dhe ka të tjerë që i mbyllin sytë më shumë sesa duhet duke lejuar ndërhyrjet e forta. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet e diskutueshme në javën e parë në Kategorinë Superiore:

KUKËSI-TIRANA 1-1 GJYQTARË:E.Jorgji, E.Ganxhi (Elbasan), A. Koçiaj (Tiranë)/ VAR: K. Barjamaj ( Tiranë), E.Burgu (FushëKrujë)

Ndeshja e javës së parë të kampionatit iu besua gjyqtarit ndërkombëtar, Enea Jorgji. Ky i fundit e menaxhoi më së miri lojën dhe në momentin që i duhej të merrte një vendim të rëndësishëm, veproi drejt. Bëhet fjalë për minutën e 71- të, ku sulmuesi i Kukësit, Klejdi Daci, bëri faull ndaj Isenit të Tiranës dhe më pas e goditi lojtarin e shtrirë në tokë. Daci mori direkt të kuq, pasi bëri një veprim antisportiv, që normalisht mund ta evitonte.

PARTIZANI – EGNATIA 2-1 GJYQTARË:E.Hamiti, R.Çokaj, E.Gjoka (Lezhë), I.Myrtja (Shkodër); VAR: O.Yzeiraj (Patos), J.Podgorica (Shkodër)

Partizani-Egnatia ishte një ndeshje shumë e luftuar, por fatmirësisht nuk prodhoi asnjë polemikë për gjykimin. Në minutën e 53-të kryesorit Hamiti i erdhi në ndihmë ekrani i VAR-it për të akorduar penalltinë e shndërruar në gol nga Hoti. Pamjet mjaft të qarta tregojnë se gjyqtari ka vendosur drejt në këtë rast. Gjithashtu, i verdhi për ishmbrojtësin e të kuqve është i drejtë, me Atandën, që pranoi vendimin.

BYLIS- KASTRIOTI 2-0 GJYQTARË:F.Lata, F.Lama, R.Mersinasi (Durrës) / VAR: K.Shahini (Durrës), N.Bregasi (Tiranë)

Ndeshja mes Bylisit dhe Kastriotit u arbitrua nga gjyqtarë të Kolegjiumit të Durrësit. Edhe pse ishte një ndeshje e luftuar episode flagrantë nuk pati. I vetmi pretendim ishte në minutën e 60- të, kur lojtarët e Kastriotit kërkojnë kartonin e dytë të verdhë për Maçollin, i cili bën një ndërhyrje të gabuar në mesfushë, por kryesori Lata nuk është i këtij mendimi.

LAÇI-TEUTA 3-1 GJYQTARË:J.Xhaja, D.Rexha, Xh.Mani (Tiranë)/ VAR: K.Meta, A.Zalla (Tiranë)

Laçi-Teuta u gjykua nga arbitra nga kryeqyteti, ku kryesor ishte ndërkombëtari Juxhin Xhaja, i cili në shumë raste nuk e ndëshkoi lojën e rëndë të të dyja ekipeve. Rastet për moviolë nuk munguan në këtë takim, por duket se VAR-i dhe gjyqtarët i zgjidhën drejt momentet.

21′ Adeleke arrin t’i shpëtojë mbulimit të Jazxhit në zonë, por në fund mbrojtësi ndërhyn gabim duke e rrëzuar sulmuesin e Laçit. Gjyqtari Xhaja nuk heziton dhe akordon penallti, që konfirmohet shpejt edhe nga VARi. Vendim i drejtë.

45+2′ Durrsakët pretendojnë për një prekje të topit me dorë nga Velkoski në zonë, por nuk ka penallti. Dora ka qenë në pozicion natyral dhe pasi ka rënë në trup ka prekur lehtë edhe dorën e djathtë. Gjyqtari dhe VAR-i vijojnë lojën. Vendim i drejtë.

66-70′ Loreco Vila shërbehet në hyrje të zonës së Laçit dhe më pas gjuan drejt portës. Topi nuk ndalet mirë nga portieri Dajsinani dhe kthehet pas. Roganoviç në tentativë për ta larguar topin e përplas te këmba e Jazxhit dhe “sfera” përfundon në rrjetë. Goli i Teutës mori rreth 4 minuta kohë për t’u verifikuar, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje.

Në fund VAR-i e quan gol. Rasti qe i vështirë dhe kompleks, ndaj edhe mori kohë, pasi fillimisht u sqarua pozicioni i Vilës kur mori topin dhe në fund i Jazxhiut, që dukej se po përfitonte nga një pozicion i parregullt, por topin në këtë rast durrsakut ia ka përplasur në këmbë mbrojtësi i Laçit. Ndaj, gol i rregullt dhe vendim i drejtë, ndonëse mori shumë kohë nga VAR-i.

ERZENI – VLLAZNIA 1-0 GJYQTARË:K.Cjapi, I.Tartari, O.Grabova (Fier)/ VAR: A.Beqiraj, D.Myftari (Tiranë);

Gjykim i mirë i treshes nga Fieri me kryesor Kreshnik Cjapin. I vetmi rast për moviolë ishte në minutën e 57-të, kur kapiteni i Erzenit, Gëzim Krasniqi, pas goditjes nga sulmuesi Kaina, largohet me çarje në vetull nga fusha e lojës. Arbitri i jep karton të verdhë brazilianit Kaina, për një rast që mund të rrezikonte edhe të kuqin, pasi bërryli i sulmuesit ishte i hapur. Gjithsesi, Kaina ia hodhi vetëm me të verdhë.

Arena e Lajmit


Moviola e javës së parë/ Arbitrat e nisin mbarë sezonin e ri të Superiores, të mos i marrim mësysh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook