Përflitet për një kalim të bujshëm në Bundesligë, drejtori i Dortmundit jep përgjigjen përfundimtare për transferimin e Ronaldos

Drejtori sportiv i Borusias së Dortmundit, Sebastian Kehl, u ka dhënë fund të gjitha diskutimeve në lidhje me një transferim të mundshëm të Kristiano Ronaldos te verdhezinjtë.

ronaldo

Në ndryshim nga shefi i klubit, Hans-Joakim Vacke, që e kishte cilësuar afrimin e mundshëm të Kristianos si “diçka joshëse”, drejtori sportiv ka hedhur gjithçka poshtë. Duke folur për “Bild TV”, Kehl ka qenë i prerë për këtë temë.

“Kristiano Ronaldo nuk do të vijë te Borusia e Dortmundit. Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer, një lojtar botëror, por nëse thuhet se atij i mungon vetëm Bundesliga, atëherë kjo nuk është një çështje që i përket Dortmundit. Ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me të”, ka thënë drejtori sportiv i Borusias, Sebastian Kehl.

Lajmi për një kalim të mundshëm të Ronaldos te Dortmundi u dha nga rrjeti amerikan “CBS”.

Arena e Lajmit


Përflitet për një kalim të bujshëm në Bundesligë, drejtori i Dortmundit jep përgjigjen përfundimtare për transferimin e Ronaldos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook