Shembja e ‘Prestige Resort’/ “Sillet si Gestapo i Hitlerit”, aktori i njohur: Njësoj siç veproi ne Teatrin. Mendësi bolshevike, nuk pyesin për ligjin  

Whatsapp Image 2022 12 05 At 13.44.35

Aktori i mirënjohur, Neritan Liçaj, e ka krahasuar shembjen e paligjshme të ‘Prestige Resort’, me shembjen e Teatrit Kombëtar. Liçaj thotë se Edi Rama e konsideron pushtetin personal, ndërsa policinë si vegël të tij.

Ai tha se sjellja që po bën kryeministri është mendësi bolshevike dhe se nuk pyesin për ligjin dhe kushtetutën.

“Ne e kemi parë kryeministrin shqiptar të vërë tritol në mes të Tiranës, në bregdet. Kryeministri pushtetin e konsideron si personal. Policia e shtetit për të është vegla e tij qorre.

Një mendësi bolshevike, ku nuk pyetet as për ligje, as për votues, për asgjë. Sillet si Gestapo i Hitlerit, kështu u sollën me Teatrin Kombëtar, por kështu ndodh me resortet, me ndërtimet. Policia shkon dhe ushtron dhunë dhe vihet tritoli. Kjo është një kambanë alarmi.

Vepron pa pritur as drejtësinë, e njëjta gjë ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar. Nëse gjykata do të thoshte se kanë të drejtë, sigurisht unë nuk do t’i dilja para. Këta nuk janë as socialistë, janë fashistë”, u shpreh aktori.

Arena e Lajmit

Shembja e ‘Prestige Resort’/ “Sillet si Gestapo i Hitlerit”, aktori i njohur: Njësoj siç veproi ne Teatrin. Mendësi bolshevike, nuk pyesin për ligjin  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook