Si u thur plani i vrasjes së prokurorit Ndoji me aplikacionin “Sky”, i shumëkërkuari i arrestuar në Abu Dhabi, njihej me nofkën ‘Bad’

Vrasje Ne Shkozet Arjan Ndoj

Pak ditë më parë emisioni investigativ ‘Në shënjestër’ në News24 i kushtoi një dokumentar atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji. Ngjarja në fjalë ndodhi në nëntor të 2019-ës, në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Shkozetit. Kujtojmë se nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë shoferi i Ndojit, Andi Maloku.

Ndërkohë duke marrë shkas nga arrestimi i të shumëkërkuarit Amar (Dritan) Shkëmbi, me urdhër të SPAK, në Abu Dhabi, BalkanWeb risjellë dokumentarin. Në dosjet dhe përgjimet e specialistëve përmes aplikacionit ‘Sky’, u ‘zbërthye’ dhe grupi kriminal i Plaurent Dervishajt. Mes këtyre përgjimeve tregohen dhe nofkat e gjithsecilit person të përfshirë, ku Dritan Shkëmbi njihej me emrin ‘Bad’.

NË SHËNJESTËR

Ish-prokurori Arjan Ndoji ra pre e një atentati më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoji, Andi Maloku, viktima më e pafajshme e kësaj historie.

Një dosje voluminoze e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” në News24, hedh dritë jo vetëm për mënyrën se si u krye atentati ndaj prokurorit Ndoji dhe mikut të tij ‘Rrumi’, por edhe se si plani për asgjësimin e tyre nisi disa muaj para se skenari të vihej në jetë.

Sipas dosjes, plani për ekzekutimin e prokurorit Arian Ndoji dhe mikut të tij “Rrumi”, thuhet se nisi fillimisht me shkarkimin e aplikacionit “SKY”.

Organizatorët nisën të përdorin aplikacionin me qëllim që të mos përgjoheshin nga organet ligjzbatuese.
Grupi kriminal i Plaurent Dervishaj, e cilësonte të padepërtueshëm aplikacionin në telefon, por nuk mendonin kështu hetuesit francezë dhe ekspertët e tyre të specializuar në ç’kodimin e aplikacioneve të tilla, sado të sofistikuara që ato mund të jenë.

Siç del edhe nga video që e publikon emisioni “Në Shënjestër”, një ndihmë të vyer në këtë rast ia kanë dhënë edhe vetë përdoruesit e saj, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre të krimit në këtë aplikacion, gjatë bisedave që kanë zhvilluar.

 

Njeriu kyç që ishte i interesuar direkt për eliminimin e Rrumit, rezulton të jetë Plaurent Dervishaj. Ai është një personazh shumë i njohur, dikur pjesë e bandës së Durrësit, por që do të merrte pafajësinë pas një sage të gjatë gjyqësore. Në operacionin ndaj Arjan Ndojit dhe Rrumit, Dervishaj mban pseudonimet ‘Shoku’ apo ‘Plaku’.
Dervishaj, vetëm 6 muaj para atentatit ndaj prokurorit Ndoji dhe Rrumi, kishte rënë edhe vetë pre e një prite të armatosur, bashkë me dy miqtë e tij, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj.

Bëhet fjalë për atentatin e ndodhur më 20 qershor 2019, në fshatin Koxhas të Shijakut për të cilin ai dyshonte se ishte organizuar nga “Rrumi i Shijakut”, një rival i fortë i tij në luftën për territor dhe pushtet në qytetin e Durrësit.

Arena e Lajmit

Si u thur plani i vrasjes së prokurorit Ndoji me aplikacionin “Sky”, i shumëkërkuari i arrestuar në Abu Dhabi, njihej me nofkën ‘Bad’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook