“Sjellje prej nomadi barbar politik”, Bylykbashi për shembjen e ‘Prestige’: Po shkakton fatura gjigande financiare që do t’i paguajnë qytetarët

Bylykbashi 4

Oerd Bylykbashi, nënkryetari i PD, në një lidhje direkt me studion e lajmeve në News24, ka komentuar shembjen e paligjshme të ‘Prestige Resort’ një ditë më parë.

Bylykbashi tha se ky akt është sulm dhe dhunë ndaj medias, ndërsa shtoi se ky veprim ndiqet penalisht.

“Presion dhe dhunë  ndaj medias. Është veprim që ka ndjekje penale më gjatë në kohë se mandati i kryeministrit. Po shkakton fatura gjigande financiare të cilat do të jenë të detyrueshme për t’u shlyer nga buxheti i shtetit, pra do paguhen nga xhepat e qytetarëve. Është sjellje prej nomadi barbar politik. Nuk mundet të hash lëndinën dhe të thuash nuk më intereson ç’ndodh pas. Po prodhohen fatura të rënda për shtetin shqiptar.  Tritoli është më i shpejtë se procedurat gjyqësore”, u shpreh ai.

“Sjellje prej nomadi barbar politik”, Bylykbashi për shembjen e ‘Prestige’: Po shkakton fatura gjigande financiare që do t’i paguajnë qytetarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook