Surprizat vijnë nga të sapongjiturat, mësoni si vlerësohen skuadrat e Superiores pas javës së parë

Superiorja mbylli javën e parë, ku nuk munguan surprizat, me skuadrat e sapongjitura që arritën të merrnin tre pikët. “Panorama Sport”, sjell për lexuesit e saj notat për 10 ekipet e Superiores pas kësaj jave të parë.

superiore

ERZENI 8- Shijakasit ishin të fundit që u organizuan për sezonin e ri dhe u krijuar ideja se do të ishin kandidati kryesor për të rënë. Por drejtuesit duket se kanë bërë një punë të mirë në muajin e fundit te Erzeni, duke surprizuar Vllazninë dhe skeptikët në javën e parë.

LAÇI 8- Kurbinasit pësuan ndryshime të shumta pas përfundimit të aventurës europiane, ku spikata edhe rikthimi surprizë i trajnerit Vukiçeviç, që vjet u largua pa asnjë fitore. Por Laçi e nisi “flakë” kampionatin ndaj Teutës, ku trajneri malazez duket se e njeh më mirë ambientin dhe sulmi tregoi cilësinë që në javën e parë.

PARTIZANI 7- “Demat e kuq” dhuruan shfaqje me dy tablo në premierë ndaj Egnatias. Një pjesë e parë për t’u harruar dhe me gabime të trashëguara nga sezoni i shkuar në mbrojtje. Por fatmirësish falë ndërrimeve të kryera në pjesën e dytë, të besuarit e trajnerit Kolela arritën të marrin një fitore me përmbysje me “perlën” e Skukës.

BYLISI 7 – Ballshiotët kishin vetëm pesë ditë nën drejtimin e trajnerit Arjan Bellai, por e nisën sezonin e ri në Superiore me një trepikësh plot vlera ndaj një rivali direkt si Kastrioti. Bylisi ka skuadrën me moshën më të re, ku në premierë bindën edhe afrimet.

KUKËSI 5.5 – Verilindorët e nisën me gol edicionin e 84-t të Superiores, ku që në sekondën e 130-të ndëshkojnë kampionët me Dacin. Por më pas Kukësi është me fat pasi Tirana shpërdoroi shumë, por arriti të mbrojë barazimin edhe pse në 20 minutat e fundit luajti me një lojtar më pak. Kukësi mbetet ende një skuadër në ndërtim

TIRANA 5 – Bardheblutë treguan që në start që do ta kenë të vështirë për të mbrojtur kurorën e kampionit. Ku mision bëhet edhe më i vështirë pas Largimit të Seferit, që në Kukës luajti ndeshjen e fundit me Tiranën. Kampionët dhanë shenja lëkundje në start, ku padyshim u pagua shpërdorimi i rasteve që krijuan për shënim.

KASTRIOTI 4- Krutanët nuk mund të bënin më shumë në start ndaj Bylisit, ku u mundën 2-0 në Ballsh. Thuhet kështu, pasi Kastrioti e nisi sezonin me merkato të bllokuar. Ndaj, nuk luajtën afrimet e verës, si dhe munguan alternativat në stol. Në Ballsh, Kastrioti u paraqit pa portier rezervë dhe me 4 lojtarë në stol.

EGNATIA 4- Rrogozhinasit u mundën nga Partizani, por me atë që krijuan në fushë, të besuarit e trajnerit Tetova nuk e meriton disfatën. Egnatia shënoi e para dhe luajti më mirë në pjesën e parë, por në të dytën ra fizikisht dhe u përmbys nga kryeqytetasit.

TEUTA 4- Durrsakët patën mangësi në transfertën e Laçit. Për shkak të problemeve me federimet e lojtarëve në sistemin e FIFA-s, Teuta plotësoi radhët me të rinj. Nëse nuk zgjidhet ngërçi me afrimet e v erës, skuadra rrezikon shumë me grupin që startoi.

VLLAZNIA 4- Skuadra shkodrane rezulton zhgënjimi më i madh i javës së parë në Superiore. Vllaznia u duk e vogël para Erzenit dhe për trajnerin Josa është më mirë që kjo gjë ndodhi në start. Disfata e me shijakasit duhet të shërbejë si manual mësimor për kuqeblutë, nga ku duhen nxjerrë gabimet që të mos përsëriten në javët në vazhdim.

Arena e Lajmit


Surprizat vijnë nga të sapongjiturat, mësoni si vlerësohen skuadrat e Superiores pas javës së parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook