Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka zgjedhur një tjetër mënyrë për t’iu drejtuar qeverisë, teksa ka shkuar në seancën e sotme parlamentare me një thes ullinjsh dhe në dorë një degë ulliri si ‘dhuratë’ për ministren e Financave.
Kjo nuk është hera e parë që deputeti Sula zgjedh këtë mënyrë për të ngritur problematikat dhe hallet e qytetarëve në parlament.
Kësaj radhe ka qenë pikërisht vështirësia që po hasin fermerët për të gjetur treg për ullinjtë, pasi prodhimet u kanë ngelur stok.