Aksident me të plagosur pranë Pogradecit, shoferi i ‘Audi’-t humb kontrollin dhe përplas makinën tjetër pasi del nga rruga

Ambulanca

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme pranë qytetit të Pogradecit pasi shtetasi E. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi Q7”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. M.

Mësohet se nga përplasja janë dëmtuar drejtuesi A. M. dhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij që ndodheshin në automjetin tip “Ford”, si dhe shtetasi T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec, shtetasi E. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi Q7”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi A. M. dhe pasagjerët (bashkëshortja dhe dy fëmijët e shtetasit A. M) të automjetit tip “Ford”, si dhe shtetasi T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve, po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksident me të plagosur pranë Pogradecit, shoferi i ‘Audi’-t humb kontrollin dhe përplas makinën tjetër pasi del nga rruga

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook