Barcelona në telashe, Atletiko gjen mënyrën si të mos i paguajë 40 milionë euro për Grizman

Skuadra e Barcelonës shpresonte që të kishte zgjidhur përfundimisht telashin që e lidhte me Antuan Grizman dhe se shumë shpejt në arkat e saj do të kalonte një çek prej 40 milionë eurosh. Por katalanasit nuk e kishin menduar se Atletiko Madrid ishte gati t’u bënte një rreng për të evituar këtë pagesë që vinte nga kontrata e huazimit dyvjeçar të sulmuesit francez.

grizman

Duket se madrilenët nuk duan që të ekzekutojnë klauzolën në kontratë që parashikonte blerjen përfundimtare të kartonit të tij për 40 milionë euro nëse ai luante titullar 50% të ndeshjeve të kësaj skuadre gjatë dy viteve. Sipas gazetës katalanase “Sport”, aktivizimi i deritanishëm i Grizman në ndeshjet zyrtare, ka bërë që katalanasit të fillojnë të frikësohen se francezi do të kthehet përsëri në “Kamp Nou” në vitin tjetër.

Simeone e ka aktivizuar për 29 minuta si zëvendësues në të dy sfidat e deritanishme dhe duket se kjo do të vazhdojë edhe në vijim të sezonit. Kështu, Atletiko sigurohet që ai të mos ketë numrin e duhur të ndeshjeve në fund të marrëveshjes që kishte nënshkruar me Barcelonën, duke mos e bërë të detyrueshëm transferimin e Grizman në Madrid. Një situatë që do të godiste rëndë planet e Barcelonës, pasi jo vetëm nuk do të përfitonte 40 milionë euro, por edhe do të kishte përsëri në listën e pagave francezin dhe rrogën stratosferike të tij.

Arena e Lajmit


Barcelona në telashe, Atletiko gjen mënyrën si të mos i paguajë 40 milionë euro për Grizman

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook