Çelsi në ndjekje të talentit anglez, klubi i Premier Ligës i kërkon në këmbim Armando Brojën

E ardhmja e Armando Brojës për këtë sezon është ende në dyshim, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e Çelsit ose jo.

broja

Trajneri Tomas Tuhel është shprehur prej kohësh se ai kërkon që ta mbajë në skuadër 20-vjeçarin, por interesi për të nga klubet e tjera të Premier Ligës është i lartë.

Siç raporton “talkSPORT”, ish-trajneri i “Bluve”, Frenk Lampard, është hedhur sërish në sulm për të marrë shërbimet e Brojës këtë sezon.

Çelsi ka ofruar 60 milionë paund për sulmuesin e talentuar të Evertonit, Entoni Gordon, por duket se Lampard nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë kaq lehtë.

gordon

Kështu, sipas medias britanike, kështu për të arritur te Gordon është që përveç shumës së ofruar, pjesë e këtij operacioni të jenë dhe dy lojtarë në formë huazimi, Konor Gallager dhe Armando Broja.

gallager

Gjithsesi duket se për të arritur te kjo marrëveshje nuk do të jetë e lehtë, pasi trajneri gjerman Tuhel nuk ka ndërmend që të lërë të largohen dy talentet që shkëlqyen sezonin e kaluar, duke e komplikuar akoma dhe më shumë transferimin e Gordon nga ana tjetër.

Arena e Lajmit


Çelsi në ndjekje të talentit anglez, klubi i Premier Ligës i kërkon në këmbim Armando Brojën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook