EKSKLUZIVE/ Partizani përforcon repartin e sulmit, te “demat” vjen futbollisti shkodran

Merkatoja vazhdon dhe Partizani po punon për të gjetur sa më shumë alternativa, në mënyrë që çdo pozicion i skuadrës të jetë i dubluar dhe të krijohet konkurrencë.

KALAJA

Së fundmi “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se në stërvitjen e “demave” është shfaqur një emër i njohur për Superioren, Arlind Kalaja.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë, Kukësit, Kastriotit e Teutës në vendin tonë është bërë pjesë e të kuqve, teksa nga ana e klubit nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë lëvizje, çka është sinjal se lojtari ende nuk mund të ketë firmosur kontratën e re.

Gjithsesi, 26-vjeçari pritet të jetë pjesë e të kuqve në sezonin e ri si një opsion më shumë për sulmin. Ardhja e tij zëvendëson largimin e Erjon Dragojt.

Sulmuesi i majtë vjen te Partizani pas një aventure disamujore në kategorinë e tretë suedeze me ekipin e Ljungskile.

Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Partizani përforcon repartin e sulmit, te “demat” vjen futbollisti shkodran

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook