Fshihej në Milano, arrestohet 22-vjeçari nga Pogradeci i akuzuar për trafik droge

Policia

Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni “Navigli” nga Interpol Roma, Policia italiane dhe ajo shqiptare ka çuar në kapjen e një personi në kërkim që fshihej në Milano.

Në kuadër të tij, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi nga Policia italiane, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit L. Sh., 22 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasi L. Sh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Interpol Tirana po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Fshihej në Milano, arrestohet 22-vjeçari nga Pogradeci i akuzuar për trafik droge

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook