Kur kanë mbetur edhe më pak se 48 orë deri në fillim e ndeshjes, afër 9000 bileta janë shitur vetëm në Therandë, për duelin historik mes Ballkanit dhe Shkupit që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ku do të përcaktohet edhe bileta për në grupet e Ligës së Konferencës.
Një interesim i jashtëzakonshëm ky, teksa suharekasit e Ilir Dajës, janë një hap larg kualifikimit në fazën e grupeve, teksa triumfuan me rezultatin 1-2 në Shkup. Në ditët në vijim pritet që numri i biletave të shitura të rritet dhe stadium pritet të jetë i tejmbushur. Ballkani ka kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët e Kosovës për këtë ndeshje historike, që do të luhet ditën e enjte në orën 20:00
Arena e Lajmit