“Mirëmëngjes, erdha, pashë, ika!”, Artan Fuga rendit çështjet: Ja çfarë duhet të kërkojë qeveria në samitin e BE

Artan Fuga

Në një kohë kur në Tiranë pritet që të ketë zhvillime të mëdha sa i përket Samitit të BE-Ballkani Perëndimor dhe protesta e opozitës, akademiku Artan Fuga parashtron disa prej pikave që duhet të kërkojë qeveria në këtë organizim ku takohen 27 liderë europianë.

Në një reagim në “Facebook” Fuga rendit disa prej këtyre pikave.

REAGIMI I FUGËS

Meqë kemi Samitin e BE në Tiranë, dhe se do të flitet edhe për regjimin e vizave, ruajtjen e kufijve kundër refugjatëve, etj, pala shqiptare, qeveria, se Opozita, është pas dere, do të bënte atë që duhet që të kërkonte:

– Monitorimin e buxhetit publik te Shqiperise dhe vendosjen e mekanizmat te gjykimit nga parlamenti evropian i tij me relacionin perkates.

– Kuota punësimi për shqiptarët në BE

– Ruajtjen dhe mbrojtjen e bizneseve shqiptare kryesisht bujqësinë nga përmbytja e mallrave të huaja të subvencionuara

– Shpërblime dhe rimbursim nga çdo shtet i BE për cdo shqiptar që merr qytetari të huaj për shpenzimet e arsimimit të tij në Shqipëri

– Lëvizjen e lirë pa kufizime tremujore të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian

– Shtimin e investimeve të huaja evropiane me politika publike në Shqipëri për krijimin e vendeve të punës

– Kuota per prodhime shqiptare ne BE

– Vendosjen e kritereve sociale, si punësimi, etj., për të matur performancën e Shqipërisë në drejtim të BE

– Njohjen e bashkimit të kontributeve të shqiptarëve për pensionet, duke bashkuar ato të bëra në Shqipëri dhe ato të bëra në vendet e BE

– Krijimin e një banke të përbashkët BE – Shqipëri për t’u specializuar konkretisht në vendosjen e kursimeve të emigrantëve, me siguri publike të tyre dhe me interesa bankare preferenciale.

Nëse nuk përpiqet për këto, atëhere kemi :

mirëmengjes, erdha, pashë, ika!

Shihemi herë tjetër!

“Mirëmëngjes, erdha, pashë, ika!”, Artan Fuga rendit çështjet: Ja çfarë duhet të kërkojë qeveria në samitin e BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook