“Një drejtësi e vonuar është e mohuar”, avokati i “Prestige Resort”: Dosja fjeti për 5 ditë në gjykatë! Jemi në kushtet që paligjshmëria është vijuese dhe…

A1

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me sulmin e paligjshëm të institucioneve të IKMT në “Prestige Resort”, aksion që përfundoi me shembjen me tritol të ndërtesës 7 katëshe, të cilësuar si perla e Adriatikut.

I ftuar në studio avokati i shoqërisë “Erioni shpk”, Erjon Kanxheri u shpreh se gjykata nuk ishte në lartësinë  e duhur dhe se e la dosjen te flinte për pesë ditë në sirtar e nuk e mori në shqyrtim.

“Dosja dhe kërkesa jonë pasi fjeti për 5 ditë në gjykatë pa u shqyrtuar, duke mos u trajtuar për urgjencën që kishte, ditën e 5 na njoftoi të paraqiteshim,. Seanca ishte sot, por resorti ishte shkatërruar tashmë me procedurë të përshpejtuar. Pasi gjykata nuk e trajtoi në kohë, sot nuk kishte ç’të shqyrtonte nuk kishte objekt. Kërkuam që të merrej një lloj mase për të parandaluar sjellje të tjera të paligjshme të IKMT, që mund të përsëritur.

Edhe këtë masë, edhe pse të bazuar gjykata nuk e mori. Jemi në kushtet që paligjshmëria është vijuese dhe gjykata nuk ishte në lartësinë e duhur e të vepronte në dobi të qytetarëve.

Një drejtësi e vonuar është e mohuar”, tha avokati.

Arena e Lajmit

“Një drejtësi e vonuar është e mohuar”, avokati i “Prestige Resort”: Dosja fjeti për 5 ditë në gjykatë! Jemi në kushtet që paligjshmëria është vijuese dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook