Preciz jashtë zone, Çalhanoglu: E ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë! Ishim të fortë, por me Lukakun…

Hakan Çalhanoglu është shndërruar në një gur të rëndësishëm në lojën taktike të Simone Inzagit dhe tani turkut i ngelet vetëm t’i japë vazhdimësi sezonit të një viti më parë të pasur me gola dhe asiste, një ndër më të mirët e karrierës së tij. Ndaj Specias, mesfushori gjeti golin e parë të këtij sezoni, një gol që përveçse i dha skuadrës qetësinë pasi dyfishoi shifrat, shërbeu edhe për të regjistruar një statistikë të veçantë.

lukaku cala

Për Çalhanoglun, me përjashtim të rrjetave të shkundura nga pika e bardhë e penalltisë, ajo ndaj Specias ishte e para e realizuar brenda zonës së rreptësisë me fanellën zikaltër (nga 8 të shënuar), duke treguar edhe një herë saktësinë e goditjes së 28-vjeçarit, që pavarësisht distancës së largët ia ka dalë shumë herë t’i japë trajektoren e duhur topit për ta dërguar pas shpinës së portierëve rivalë. E ndërkohë që po përgatitet për ndeshjen e së premtes me Lacion, Çalhanoglu ka premtuar në një intervistë për kanalin e klubit se do të vazhdojë të mbajë të njëjtin ritëm duke ndihmuar Interin të shkojë te trofetë.

OBJEKTIVAT – “Si fillim kam një objektiv personal: të jem në formë, të mos dëmtohem dhe të përpiqem të ndihmoj skuadrën time në çfarëdo mënyre, si me gola brenda dhe jashtë zone, qoftë edhe me asiste. Përpiqem të qëndroj i karikuar dhe për këtë më kanë ndihmuar edhe tifozët që në ndeshjen e fundjavës u treguan të mrekullueshëm. Do të përpiqem të jap gjithmonë maksimumin dhe të bëj saktësisht atë që trajneri do prej meje”.

GRUPI – “Ne jemi të bashkuar dhe e dimë mirë se ku duam të mbërrijmë. Do t’i marrim me radhë ndeshje pas ndeshjeje pasi secila ka rëndësinë e vet dhe asnjëra nuk është e thjeshtë. Si skuadër kemi qenë të fortë, por edhe transferimet e reja do të na japin një dorë për qëllimet tona. Fatmirësisht kemi një sulm ku të gjithë lojtarët janë njësoj të fortë dhe mbërritja e Lukakut e ka ngritur edhe më shumë nivelin. Tani duhet të shfrytëzojmë si duhet edhe cilësitë e tij”.

Përgatiti: NISLI GJINI – Arena e Lajmit


Preciz jashtë zone, Çalhanoglu: E ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë! Ishim të fortë, por me Lukakun…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook