Startet e Partizanit/ Fitorja e parë e “Demave” prej një dekade

Partizani nuk shkëlqeu ndaj Egnatias, por në fund arriti të fitojë dhe të marrë tri pikët e para. Penalltia e realizuar nga ana e Hotit dhe goli në fund i Skukës u dhanë të kuqve fitoren e parë në startin e kampionatit pas pesë sezonesh, kur regjistronin vetëm humbje.

PARTIZANI

Madje, edhe në vitin e titullit Partizani qe mposhtur nga Skënderbeu me shifra minimale. Gjithsesi, kjo nuk është statistika e vetme e veçantë në këto 10 sezone pas rikthimit të Partizanit në elitën e futbollit shqiptar. Ajo e së shtunës së kaluar ndaj Egnatias është fitorja e parë në shtëpi e ekipit të kuq në ndeshjen hapëse që nga sezoni 2013-2014.

Para një dekade ishte gjithashtu sezoni i parë për presidentin Gazment Demi në Superiore në krye të klubit të Partizanit. Gjithsesi, në këto 10 vite shorti nuk i ka vënë shpesh të kuqtë ta nisin sezonin në shtëpi. Kjo ishte hera e tretë që ata e nisnin sezonin si pritës.

STARTET E PARTIZANIT

Dy herët e tjera kanë ndodhur ndaj Laçit në vitet 2015 dhe 2017, kur respektivisht kanë barazuar me shifrat 1-1 dhe janë mposhtur me rezultatin 0-2. Një tjetër statistikë interesante është se “demat” nuk kanë shënuar asnjëherë më shumë se dy gola në nisje.

Arena e Lajmit


Startet e Partizanit/ Fitorja e parë e “Demave” prej një dekade

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook