Strakosha dhe Manaj titullarë, shikoni notat dhe statistikat e futbollistëve të Kombëtares

Thomas Strakosha dhe Rei Manaj u graduan titullarë në ndeshjet e raundit të 32-të të Kupës së Ligës së Anglisë.

Collage Maker-23-Aug-2022-11.35-PM

Gardiani shqiptar bëri edhe debutimin me fanellën e Brantford, teksa skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Kolçester. Paraqitje e shkëlqyer për Strakoshën, që ishte një nga më të dalluarit në fushë në këtë triumf.

Strakosha Sofa

27-vjeçar u vlerësua me notën 7.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Shqiptari arriti të kryente 4 pritje vendimtare, teksa bie në sy edhe saktësia në pasime, plot 28 nga 32 pasa ishin të sakta.

Ndryshe nga Strakoshja, mbrëmja e sotme nuk ishte aspak pozitive për Rei Manajt, pasi skuadra e tij, Uatford, u eliminua me rezultatin 0-2 nga MK Dons që militon në Ligën e Parë. Edhe Manaj u aktivizua titullar në këtë duel, por nuk arriti të linte gjurmë.

manaj sofa

Nota e Manajt nga “Sofa Score” ishte 6.8, teksa sulmuesi lushnjar arriti të realizonte vetëm 1 gjuajtje në portë. Për sa i përket pasimeve të sakta, shqiptari regjistroi 19 nga 24 në total, teksa fitoi 5 nga 13 duele me mbrojtësit kundërshtarë.

Arena e Lajmit


Strakosha dhe Manaj titullarë, shikoni notat dhe statistikat e futbollistëve të Kombëtares

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook