Levandovski dhe Haland përballë njeri-tjetrit, pritet një duel “killer”-ash në “Camp Nou”

Me “lejen e posaçme” të Kilië Mbapesë që refuzoi Realin, duke qëndruar në Paris, Robert Levandovski dhe Erling Haland kanë qenë dy protagonistët kryesorë të merkatos së verës, kur ka mbetur dhe një javë nga mbyllja e saj. Ata të dy që e kanë nisur sfidën mes tyre që në Bundesligë, këtë herë do ta transferojnë atë në Barcelonë, teksa sonte në mbrëmje Barça dhe Mançester Siti do të zhvillojë një miqësore për bamirësi për të mbledhur fonde për kërkimin e ilaçit për kurimin e sëmundjes “skleroza laterale amiotrofike (ALS)”.

53453

Levandovski dhe Halandi do të përpiqen të imponojnë ligjin e tyre në një konfrontim mes dy prej sulmuesve më të mirë në qarkullim, të cilët përjetojnë faza krejtësisht të kundërta të karrierës së tyre. Polaku mori një vendim jashtëzakonisht të guximshëm në verë. Në moshën 34-vjeçare, ai vendosi të linte zonën e tij të rehatisë dhe të drejtonte rindërtimin e një klubi historik si Barça. Ai i kishte të gjitha te Bajerni, kontratën, financat e sigurta e me radhë. Por ai, edhe pse në moshë jo të vogël, zgjodhi sfidën. Pas një nisjeje “nul” kundër Vajekanos, ai hapi shampanjën të dielën kundër Sociedadit me një dygolësh. Nga ana tjetër është Haland (22 vjeç) për të cilin kishte mbërritur momenti të bënte kapërcimin e madh në karrierë. Pasi bëri histori me Dortmundin ai vendosi t’i bashkohej një prej skuadrave më të mira në planet, Mançester Sitit të Pep Guardiolës. Për momentin gjërat nuk po shkojnë keq për të.

Ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asist në katër takime zyrtare me “Qytetarët”. Precedentët – Levandovski dhe Halandi së fundmi kanë përjetuar një ndryshim të madh. Dhe ata janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë: duke bërë atë që bëjnë më mirë, të shënojnë gola pareshtur. Sonte në mbrëmje në “Camp Nou” do të zhvillohet raundi i tetë mes polakut dhe norvegjezit. Gjatë kohës që kanë luajtur së bashku në Gjermani, njëri për Bajernin dhe tjetri për Dortmundin, ata janë gjendur 7 herë përballë njëri-tjetrit, me bilancin 7 fitore për polakun, i cili gjithashtu fitoi dhe duelin personal me 9 gola të shënuar kundrejt 5 të norvegjezit.

Arena e Lajmit


Levandovski dhe Haland përballë njeri-tjetrit, pritet një duel “killer”-ash në “Camp Nou”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook