Nga festat në autobus tek objektivat, rrëfehet mbrojtësi i Milanit: Njohim “recetën”, tentojmë titullin e dytë

Fikajo Tomori dhe për voja e tij milaniste. Gjithçka në një intervistë ekskluzive për “GQ”, të cilën anglezi e ka dhënë ditën e djeshme. Që nga fillimet e deri te problemet me racizmin, pa u kursyer në detaje.

TOMORI

Si ka qenë zbarkimi juaj te kuqezinjtë?

Nëse më kërkoni ta përshkruaj me një fjalë: do të thoja “emocionues”. Kushdo që merr sadopak vesh nga futbolli e di se çfarë është Milani dhe sa i njohur është nëpër botë. Pastaj në biseda u përfshi Paolo Maldini. Një ish-mbrojtës dhe idhull imi të cilin do ta kisha epror. Pra, gjithçka për të qenë i lumtur dhe ja ku jam sot.

Çfarë ndjesish keni kur shikoni “San Siro”-n e stërmbushur?

Ende e kujtoj ndeshjen e parë tonën në Champions kundër Atletikos së Madridit. Nuk fituam, por atmosfera ka qenë e pabesueshme.

Pse kishte aq mosbesim rreth Milanit kampion?

Në fillim të sezonit ishin të paktë ata që besonin që mund të fitonim, por unë dëshirën dhe mundësinë e suksesit e kam ndier që në ditën e parë të grumbullimit. E dinim që ishim të fortë dhe mbi këtë u munduam të ndërtonim diçka të rëndësishme.

Kur e kuptuat se mund t’ia dilnit?

Nga fakt u përmirësuam me kalimin e kohës. Një muaj më shumë punë bën diferencë të madhe, e jo më ne që kishim një vit që punonim së bashku. Ky aspekt ishte një ndihmë e madhe dhe kur e pamë që e kishim mundësira, u munduam ta rroknim në ajër. Duke fituar gjashtë ndeshjet e fundit treguam se sa e meritonim. Një kampionat nuk fitohet kurrë lehtë, ndaj mendoj se të gjithë e panë forcën tonë.

Çfarë kujtoni nga festa mbi autobusin e zbuluar?

Një çmenduri tjetër. Lumë emocionesh teksa udhëtonim mes rrugëve të qytetit. Dy orë për të përshkuar pak kilometra mes një turme të ekzaltuar. Kudo kishte tifozë tanët dhe ishte një përvojë emocionuese. Mund të them se ka qenë momenti më i bukur i karrierës sime.

Një arsye më shumë për të tentuar titullin e dytë radhazi apo jo?

Është bukur të shohësh pas ndonjëherë. E shijuam titullin dhe e dimë se çfarë do të thotë të fitosh. Sivjet do të tentojmë të përsëritemi. Kur ia del një herë, është fantastike, ndaj duam të provojmë se si është ta bësh përsëri.

Vjet ishit mbrojtja më e mirë e kampionatit. Sivjet jeni ndëshkuar në të dyja daljet e para…

Jam i lumtur kur nuk pësojmë gola sepse e di që kështu shtohen shanset për të fituar ndeshjen. Nëse nuk ndëshkohemi, e dimë që përpara kemi sulmues si Zhiru apo Leao që herët a vonë topin do ta çojnë në rrjetë.

Më mirë krah Kalulusë apo Kjaerit?

Me të dy merrem vesh shumë mirë. Vitin e kaluar, pasi Simoni u dëmtua, e kuptova se duhet të rrisja nivelin e lojës sime. Nëse paraqitesha mirë dhe kisha vazhdimësi do të fitoja statusin e liderit. E gjithë kjo rritje në karrierë më erdhi shumë natyrshëm.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Nga festat në autobus tek objektivat, rrëfehet mbrojtësi i Milanit: Njohim “recetën”, tentojmë titullin e dytë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook