Transferimi i mesfushorit çek nuk i mbyll derën Bajramit, klubi italian bën gati ofertën për fantazistin e Kombëtares

Fiorentina ka arritur të gjejë akordin për transferimin e mesfushorit çek, Antonin Barak, i cili pritet të zyrtarizohet në orët në vijim. Kjo lëvizje u duk se i mbylli derën fantazistit të Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, që prej kohësh ishte në radarët e klubit vjollcë.

NEDIM BAJRAMI 2

Por, në Itali duket se mendojnë ndryshe. Siç raporton “Corriere dello Sport”, Bajrami vazhdon të jetë një nga objektivat kryesorë të Vinçenzo Italianos, i cili do të provojë deri në fund për të arritur te shërbimet e 23-vjeçarit.

Oferta për të pritet të vijë javën tjetër, pranë mbylljes së merkatos, me negociatat që deri tani duken shumë pozitive.

Arena e Lajmit


Transferimi i mesfushorit çek nuk i mbyll derën Bajramit, klubi italian bën gati ofertën për fantazistin e Kombëtares

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook