Volves ka arritur të fitojë mbrëmjen e djeshme ndaj ekipit të Championship-it, Prestonit me rezultatin 2-1, duke u kualifikuar për më tej në Kupën e Anglisë.
Goli që rezultoi më i bukuri i takimit ishte ai i realizuar nga ish-sulmuesi i Barcelonës, Adama Traore.
Në minutën e 29′, Traore ka mahnitur së bashku me Semedon, i cili ky i fundit i ka dhënë një asist në mënyrë akrobatike dhe më pas ish-lojtari i katalanasve e ka goditur me një “silurë” në ajër topin ku shkoi drejt në fundin e rrjetës.
Një supergol i shënuar ku kjo video menjëherë bëri xhiron e rrjetit për vetë nga mënyra e realizimit.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Volvesit, ky ishte goli i parë për Adama Traorenë në 3 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.
– Arena e Lajmit