“Deri te Molla e Kuqe kufiri i Kosovës”, valltarët performojnë këngën e njohur para liderëve të BE, Borrell filmon, Vjosa Osmani duartroket, ja reagimi i Vuçiçit

Samiti 1

Liderët europianë janë pritur dje dhe janë përshëndetur nga një minikoncert me këngë e valle shqiptare para nisjes së samitit.

Një prej valleve që u performua në sheshin “Italia” ishte dhe “Vallja e Rugovës”, e njohur dhe e kënduar gjerësisht nga shqiptarët. Ndër të tjera teksti i kësaj kënge të njohur thotë “Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës, deri te Molla e Kuqe kufiri i Kosovës”.

Liderë si Emmanuel Macron, Olaf Scholz, Von der Leyen dhe emra të tjerë të njohur të politikës evropiane, kanë duartrokitur vallen e performuar me këngë shqiptare, madje Borrell shihet duke filmuar valltarët, teksa dhjetëra politikanë pjesëmarrës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, po rrinin bashkë për foton familjare. Presidentja e Kosovës duartroket e buzëqesh, ndërsa Vuçiç shfaqet indiferent, por sigurisht që kjo melodi është e njohur për të.

“Deri te Molla e Kuqe kufiri i Kosovës”, valltarët performojnë këngën e njohur para liderëve të BE, Borrell filmon, Vjosa Osmani duartroket, ja reagimi i Vuçiçit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook