Dhuna ndaj Berishës/ “Provokacion i qartë për opozitën”, deputeti i PD: Diabolizëm fund e krye, krim terrorist ndaj tij

Fdgdfgdfg

Deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me dhunën ndaj kreut të PD-së Sali Berisha ditën e sotme në protesën e opozitës.

Shehu shkroi se ky sulm ishte një veprim i paramenduar me qllime të rrezikshme për vendin dhe një provokacion i qartë për PD-në dhe opozitën.

Postimi i plotë: 

Berisha nje “burre shteti” edhe perballe atij krimi terrorist provokator!

Nje veprim i para menduar e i programuar ai, i kryer me gjakftohtesi te plote, “profesionalizem” dhe qellime te rrezikeshme per vendin, ky i sotmi ndaj Berishes.

Nje provokacion i qarte per PD e opoziten.

Pikerisht per te irrituar e nxitur keshtu njerezit drejt veprimeve te dhuneshme, ne nje kohe qe ajo proteste po fillonte krejt paqesore.

Per ta nxjerre ate nga ato “shina” e gjakosur keshtu ate Bulevard.

Diabolizem fund e krye ky.

Por qe fatmiresisht nuk i realizoi ato qellime barbare, deshtoi.

Nuk i realizoi per dy aresye:

—Sepse Berisha u tregua perseri nje lider i vertete europian, perendimor, qe me pergjegjeshmeri te larte, pavaresisht atyre momenteve shume te veshtira qe kaloi, arriti me ndergjegje te plote e qartesi mendimi ta menaxhoje situaten ne menyren me te mire te mundeshme, per te shmangur me te keqen.

—Sepse demokratet e opozitaret aty reaguan si demokrate te vertete, me vetedije te thelle qytetare, duke mos rene preh e kurthit te ngritur ndaj tyre.

Ne fund te fundit “burrat e shtetit”, edhe ne te tilla momente kritike, dine te demostrojne vetite e tyre.

Demokratet jane e mbesin kurdohere demokrate.

Dhuna ndaj Berishës/ “Provokacion i qartë për opozitën”, deputeti i PD: Diabolizëm fund e krye, krim terrorist ndaj tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook