Mesfusha e Milanit në emergjencë, edhe një Onana për kuqezinjtë

Dëmtimi i Rade Kruniçit e ka vënë në dukje nevojën e Milanit për mesfushorë. Drejtuesit do të bëjnë të pamundurën në 7 ditët që na ndajnë me fundin e merkatos. Pas një hezitimi fillestar, Volfsburgu ka pranuar të dëgjojë ofertat për Aster Vranksin, me kusht që ofertat të jenë mbi 6 milionë euro.

pioli

19-vjeçari është në shënjestrën e Milanit, por edhe të disa klubeve të tjera. 183 centimetra i gjatë, ai është një shkatërrues tipik, por me aftësi të mira teknike. Te kuqezinjtë do të ishte pasuesi ideal për Kesin, ndaj Paolo Maldini po ndjek me vëmendje zhvillimin e situatave.

Nga ana tjetër, “La Gazzetta dello Sport” siguron se kampionët e Italisë janë fare pranë akordit me Zhan Onananë. 22-vjeçari vlerësohet 5-6 milionë euro nga Bordoja, që, e gjendur në krizë të thellë ekonomike, e ka lënë të lirë lojtarin e saj të vendosë.

f73da5529e

Mesfushori duket entuziast për një përvojë të re dhe sot në “Casa Milan” duhet të zbarkojnë menaxherët e tij për të vlerësuar ofertën. 189 centimetra i gjatë, edhe ai është një shkatërrues “alla-Kesi”, teksa në tri vite si profesionist, ka grumbulluar 51 prezenca mes Muskronit në Belgjikë dhe Bordosë në kampionatin e kaluar.

Arena e Lajmit


Mesfusha e Milanit në emergjencë, edhe një Onana për kuqezinjtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook