Milani te “RedBird” në 2 javë, drejtuesi Damien Kamoli: Kemi plan 15-vjeçar

Damien Komoli është presidenti i Tuluzës, por si anëtar i bordit të “RedBird”-it, ai ka folur për bisedimet në blerjen e Milanit. Më 6 shtator aksionet kuqezi do të kalojnë nga “Elliott” te pronari i ri, teksa për Komolin, plani është i qartë. “Faktet janë më të forta se fjalët. Milani nuk do të blihet për të shitur lojtarë, por për të investuar në klub.

Downloader.la-62a1ec710c81d

Pastaj, nëse një lojtar nuk dëshiron të vazhdojë kontratën, ne do të jemi të detyruar ta shesim. Dhe nëse marrim një ofertë që ne besojmë se është më e lartë se çmimi i tregut dhe se mund të riinvestojmë për të përmirësuar ekipin, ne do ta bëjmë. Është gjithmonë me synimin për t’u përmirësuar, jo për të fituar para në një afat të shkurtër. Periudha mesatare e mbajtjes së një shoqërie nga “RedBird”-i është 12 vjet. Për momentin, mendojmë se çfarë do të bëjmë në 10 apo 15 vjet te Milani”, përfundoi drejtuesi.

Arena e Lajmit


Milani te “RedBird” në 2 javë, drejtuesi Damien Kamoli: Kemi plan 15-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook