Në kërkim të minutave, klubi i Serisë A huazon 20-vjeçarin shqiptar te skuadra e…

Portieri Marko Molla është huazuar nga Bolonja tek Imoleze. Shqiptari nuk ka gjetur hapësira aktivizimi, pasi flitet për një kampionat si Seria A. Kështu, për t’u rritur profesionalisht, klubi ka menduar ta huazojë në Serinë C.

mollaaaa

Lajmi i transferimit të 20-vjeçarit është bërë i ditur nga mediat italiane. Imoleze luan ne grupin B të Serisë C dhe portieri me origjinë nga Shkodra pritet të jetë titullar i padiskutueshëm i saj.

Marco-Molla-Bologna

Molla ka lindur më 19 qershor 2002 dhe në fillim ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, ndërsa më pas kaloi tek Italia U-17, ndërsa më pas ai është bindur për t’u kthyer sërish te kuqezinjtë. Mosaktivizimi e ka penalizuar disi ecurinë e portierit, por lëvizja e fundit në huazim tek Imoleze, është një shans që Molla të tregojë aftësitë e tij, për t’u kthyer më i pjekur te Bolonja.

Arena e Lajmit


Në kërkim të minutave, klubi i Serisë A huazon 20-vjeçarin shqiptar te skuadra e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook