Ish-lojtarët e Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmed Januzi, kanë bërë histori në klubin ukrainas, Vorskla Poltava. Të tre kosovarët u transferuan në vitin 2005 në Ukrainë dhe u bënë protagonistë absolutë të Vorsklës, nga ku gjithçka kulmoi në sezonin 2008-2009 me fitimin e Kupës.
Ai që mund të konsiderohet si legjendë e klubit bardhejeshil është padyshim Dallku, i cili luajti 11 vite me fanellën e Vorsklës dhe mbajti për një kohë të gjatë shiritin e kapitenit të kësaj skuadre. Shqiptari i fundit që ka luajtur për klubin ukrainas ishte sulmuesi shkodran Rubin Hebaj në vitin 2019, ndërsa tani nga Tirana te Vorskla u transferuan njëherësh Taulant Seferi, Ardit Toli dhe Enur Totre.
Arena e Lajmit