“Pamë shoferin me kokë ulur”/ Pamjet e përplasjes, gazetari: Urbani fillimisht përplas një mjet në të majtë, pastaj “Porsche”

878787

Gazetari Igli Çelmeta ka sjell edhe një herë përmbledhjen e aksidentit të pazakontë në Tiranë. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai tha se autobusi ka përplasur një mjet tjetër, përpara se të përplaset me “Porsche”, siç duket nga këndi i videos se publikuar.

 

“Në këto pamje nuk duket, por urbani para se të godiste mjetin tip “Porsche” ka goditur një mjet tjetër më parë. Dëshmitarët që kanë qenë në urban kanë deklaruar se në momentin e aksidentit, kanë parë shoferin me kokën e ulur. Vetë ai ka deklaruar se vuan nga diabeti, dhe se në atë moment nuk ka qenë koshient dhe nuk mban mend se çfarë ka ndodhur. Siç shihet aty, edhe pse ka goditur mjetin, nuk ndalon por vazhdon lëvizjen duke shkaktuar përplasjet zinxhirë”, tha ai.

Ndërkohë sipas shefit të qarkullimit në Tiranë, Taulant Gjoka, në orët në vijim do të ketë një deklaratë nëse do të ketë të arrestuar për këtë aksident, apo do të hetohen në gjendje të lirë.

“Pamë shoferin me kokë ulur”/ Pamjet e përplasjes, gazetari: Urbani fillimisht përplas një mjet në të majtë, pastaj “Porsche”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook