Shorti, ora 18:00/ Sot ziejnë goglat e Champions-it, do të jetë turneu i çudirave

Tridhjetë e dy goglat e sezonit 2022-’23 të Ligës së Kampioneve do të krijojnë sot në Stamboll fazën e grupeve të kompeticionit më elitar të futbollit europian.

CHAMPIONS

Shorti do të hidhet në orën 18:00 në vendin ku do të luhet finalja e 10 qershorit 2023 në stadiumin “Ataturk” të Stambollit. Por çfarë duhet të dini për sezonin e ri të Champions-it, i cili nuk do jetë i njëjtë me pararendësit e tij dhe vjen plot me risi?

SI FUNKSIONON – Formati i shortit nuk ka ndryshuar:

Tetë skuadrat e vazos së parë janë kampionet e secilës prej kampionateve kryesore të Europës, përfshirë fituesin e Ligës së Europës:

Bajern Mynih, Siti, Real Madrid, PSG, Ajaks, Porto, Milan dhe Frankfurti. Me skuadra si Liverpuli, Çelsi, Barcelona, Juventusi, Atletiko, Sevilja, Lapjcigu dhe Totenhemi, nuk mbeten shumë pas as skuadrat e Vazos 2.

Kërcënimi i Vazos 3 vjen nga Dortmundi, Interi, Napoli apo Shahtjori. Ndërsa në Vazon 4, të gjithë do duan të shmangin Marsejën.

champions 1

DATAT – UEFA ka përshtatur fazën e grupeve në një periudhë më të ngjeshur, për shkak të Botërorit të Katarit që nis në nëntor.

Faza e grupeve nis në 6 shtator dhe përfundon në 2 nëntor, në harkun e 9 javëve (krahasuar me 12 javët që zhvillohet normalisht).

Ai zakonisht zgjat deri në javën e dytë të dhjetorit, por Kupa e Botës në Katar nis në 20 nëntor.

Do kështu të ketë vetëm 3 javë pa ndeshje mes fundit të fazës së grupeve dhe finales së Stambollit.

Dy prej këtyre javë do të jenë gjatë pushimit të ndeshjeve të kombëtareve në shtator, ndërsa tjetra në mes të muajit tetor.

Fazat me eliminim direkt do të luhen më vonë se zakonisht. Duelet e 1/8-ave do përfundojnë për një muaj 14-shkurt15 mars, çerekfinalet në prill dhe gjysmëfinalet në maj.

Finalja do të luhet në “Ataturk” të Stambollit më 10 qershor. Aty duhej të ishte mbajtur finalja që në vitin 2020 dhe pastaj u shty për 2021, por që të dyja finalet u zhvendosën në Portugali prej pandemisë.

 

ROKADË SULMUESISH – Shumë prej yjeve të sulmit kanë ndryshuar fanellë këtë verë. Levandovski, shënuesi i tretë më i mirë në historinë e Champions-it (86 gola), u transferua nga Bajerni te Barcelona.

Sadio Mane, i cili shënoi 10 gola në Champions në sezonin 2017-’18 me Liverpulin, e zëvendësoi te Bajerni. Darvin Nunjez shënoi 6 gola sezonin e shkuar me Benfikën dhe erdhi në “Anfield”.

Erling Haland, shënuesi më i mirë i Champions-it në 2021, la Dortmundin për Sitin. Ai ka shënuar 23 gola në vetëm 19 ndeshje në turne.

Sebastien Haleri, shënuesi i tretë më i mirë i sezonit të shkuar (11 gola me Ajaksin), do ta zëvendësojë te Dortmundi.

Ndërsa Zlatan Ibrahimoviç, i cili është mes 10 golashënuesve më të mirë në historinë e turneut, rikthehet për herë të parë në Champions që prej vitit 2017 me Milanin.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO


Shorti, ora 18:00/ Sot ziejnë goglat e Champions-it, do të jetë turneu i çudirave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook