Statistikat interesante/ Skuka është si hajmali, Partizani fiton kur shënon sulmuesi dibran

Te Partizani në janarin e kaluar u vunë fort pas kërkimit të një sulmuesi, që duhet të ishte pikë referimi për lojën e skuadrës dhe të finalizonte aksionet e shumta që ekipi krijonte dhe lojtarët aktualë i humbnin. Klubi i kuq kishte marrëveshje me Vasil Shkurtajn, por më pas u vendos për Milan Mirosavljev.

F. Hazisllari

F. Hazisllari

Gjithsesi, para se të vinte serbi, Dinamo largoi Xhuliano Skukën. Ishtrajneri Mehmeti dhe drejtuesit e nuhatën shpejt situatën dhe e afruan, pavarësisht se dibrani kishte shënuar vetëm 2 gola në gjithë pjesën e parë të sezonit. Kjo lëvizje u bë me idenë se 24- vjeçari do të ishte një alternativë e mirë për të përballuar intensitetin e gjithë sezonit. Në të vërtetë Skuka theu çdo pritshmëri dhe rezultoi të ishte një nga numrat “9” më të mirë që Partizani ka pasur që nga rikthimi në Superiore në vitin 2013.

VENDIMTAR – I riu nga Maqellara në sezonin e shkuar i dha Partizanit me golat e tij pikë dhe fitore shumë të rëndësishme, që në fund e kualifikuan skuadrën në Ligën e Konferencës. Le t’i marrim një nga një ndeshjet kur Skuka ka vendosur tërësisht fatin e ndeshjes. Ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt të këtij viti, Skuka hynte nga stoli dhe shënonte dy gola në Korçë ndaj Skënderbeut, duke përmbysur shifrat dhe fituar zemrën e gjithë tifozëve të “demave”. Më pas, më 4 mars Skuka vuloste një tjetër fitore të të kuqve me golin e tij.

SKUKA

Ai shënonte në minutën e 59-të me një penallti dhe shënonte fitoren 2-1 ndaj Laçit, me të kuqtë, që merrnin tri pikët. Rasti i fundit kur Skuka vulosi triumfin për të kuqtë ishte pikërisht ndeshja e parë e sezonit të ri ndaj Egnatias, kur dibrani shënoi për shifrat 2-1 dhe u siguroi triumfin e parë të tijve.

Përveçse në kampionat, Skuka ka treguar se di të jetë i rëndësishëm edhe në Kupë. Sapo u largua nga Dinamo, fati e përballi me blutë në Kupë në sezonin e shkuar dhe më 10 shkurt ai shënonte golin e vetëm të ndeshjes së dytë dhe kualifikonte Partizanin në gjysmëfinale. Kjo ishte edhe njëfarë hakmarrjeje ndaj Dinamos, që nuk besoi tek aftësitë e tij.

“HAJMALI” – Përveçse shpëtimtar, Skuka ka rezultuar të jetë si një hajmali për Partizanin në 90% të ndeshjeve ku ai ka tundur rrjetën. Xhevahiri i të kuqve ka shënuar në plot 10 ndeshje të të kuqve deri më tani. Me fanellën e Partizanit ai ka arritur t’u shënojë plot tetë ekipeve të Superiores deri më tani.

I vetmi ekip i Superiores së vjetshme që Skuka ka pasur përballë dhe nuk i ka shënuar, është Vllaznia. Fakt shumë i rëndësishëm është se në 10 ndeshjet kur dibrani ka shënuar, 9 prej tyre Partizani i ka fituar. I vetmi rast kur të kuqtë kanë humbur një ndeshje në të cilën dibrani ka tundur rrjetën, është derbi i fundit me Tiranën.

GOLAT E SKUKES

“MOTOR” – Skuka është “hajmali”, por edhe “motor” i ekipit. Kjo u pa qartë ndaj Saburtalos në Ligën e Konferencës, kur dibrani nuk ishte në formë optimale dhe ekipi çaloi shumë në ofensivë.

Arena e Lajmit


Statistikat interesante/ Skuka është si hajmali, Partizani fiton kur shënon sulmuesi dibran

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook