Transformimi i çuditshëm, Junajtid vrapoi +18 kilometra ndaj Liverpulit

Stërvitjet ekstra të Erik ten Hagut pas humbjes me Brentfordin e dhanë efektin e tyre në ndeshjen e javës së tretë të Premier Ligës kundër Liverpulit. “Djajtë” të cilët përshkuan vetëm 95.6 km në humbjen e tyre 4-0 një javë më parë në Londër, ndaj 109.4 km të Brentfordit, shkaktuan zemërimin e trajnerit holandez, i cili të dielën e shkuar i nxori futbollistët në stërvitje në ditën e tyre të pushimit.

skysports-jadon-sancho-man-utd_5873133

Ai i detyroi që të bëjnë 13 km në temperatura që atë ditë në “Carrington” mbërrinin deri në 33 gradë celsius. Dhe përgatitja ushtarake që holandezi u bëri lojtarëve të tij pas dy humbjeve të para në kampionat, u transformua në fitoren 2-1 kundër rivalëve historikë në “Old Trafford” mbrëmjen e së hënës. Golat e Sanços dhe Rashfordit ishin diferenca me nënkampionët e Anglisë, të cilët u kapërcyen në klasifikim.

Junajtidi vrapoi 113.78 km në total kundër skuadrës së Klopit, +18 km nga ndeshja e fundit kundër Brentfordit. Ata lanë pas Liverpulin që përshkoi vetëm 110.6 km. Përpos distancës, Junajtidi bëri 155 sprinte në “Teatrin e Ëndrrave”, 90 më shumë sesa ndeshja e shkuar. Edhe në këtë kategori, “Reds”-at mbeten pas me 104 sprinte. Një tjetër statistikë që do të kënaqë Ten Hagun është shpirti luftarak i skuadrës, që bëri dyfishin e ndërhyrjeve në krahasim me ndeshjen kundër Brentfordit: 24-12.

Ata arritën të bëjnë edhe tri kundërsulme të shpejta kundër Liverpulit, ndërsa në “Gtech Community Stadium” nuk bënë asnjë zbritje të rrezikshme. Junajtidi nuk bëri asnjë gabim ndaj Liverpulit që mund të sillte golin e kundërshtarit ndaj dy kundër “Bletëve”, pavarësisht se ata i mundën rivalët të hënën me vetëm 29.6% kontroll të topit krahasuar me dominimin e tij 66.8% në ndeshjen e shkuar.

statistikat

Por, kjo është një statistikë e kuptueshme, duke qenë se në pjesën e dytë Liverpuli ushtroi presion për të shmangur humbjen. Si rezultat i kësaj periudhe, Junajtidi bëri vetëm 273 pasime ndaj Liverpulit, gati gjysma e kombinimeve në kryeqytet. Saktësia e pasimeve të tyre ishte mbi 18% më e ulët kundër Liverpulit sesa ndaj Brentfordit.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – Arena e Lajmit


Transformimi i çuditshëm, Junajtid vrapoi +18 kilometra ndaj Liverpulit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook