ZYRTARE/ “Zemra nuk e harroi vendin ku më së miri rrihte”, Ardian Cuculi vishet kuqezi

Ardian Cuculi, ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Kukësit në elitën e futbollit shqiptar, rikthehet te Shkëndija. Lajmin e ka konfirmuar vetë 35-vjeçari, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”.

cuculi

“Zemra nuk e harroi vendin ku me se miri rrihte”, shkroi mbrojtësi në rrjetin social. Mësohet se Cuculi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, teksa së fundmi ishte pjesë e Dritës së Gjilanit.

View this post on Instagram

A post shared by Ardian Cuculi (@ardiancuculi6)

Ky pritet të jetë sezoni i fundit në karrierën e qendërmbrojtësit shqiptar, i cili do të synojë fitimin e titullit kampion të Maqedonisë së Veriut. Kjo është hera e tretë që Cuculi do të veshë fanellën e  Shkëndijës, teksa në total ka regjistruar 246 paraqitje me kuqezinjtë.

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ “Zemra nuk e harroi vendin ku më së miri rrihte”, Ardian Cuculi vishet kuqezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook