E ardhmja e mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti do të jetë në Serinë A.
Mediat italiane dhe ato spanjolle kanë bërë me dije se Barcelona dhe Leça kanë rënë dakord për kalimin e mbrojtësit francez te klubi i Serisë A.
Sipas gazetës katalanase “Sport”, dy klubet po diskutojnë për modalitetet e fundit të marrëveshjes, përpara zyrtarizimit të lajmit.
Nëse gjithçka do të shkojë sipas planifikimit dhe nuk do të ketë ndonjë surprizë të orës së fundit, Umtiti pritet të udhëtojë sot ose nesër drejt Italisë, ku pasi të kalojë vizitat mjekësore do të jetë zyrtarisht një lojtar i Leçes, skuadër ku aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku.
Barcelona po kërkonte prej kohësh të largonte nga skuadra mbrojtësin dhe duket se më në fund e ka gjetur një zgjidhje.
Arena e Lajmit