EKSKLUZIVE/ Nisi stërvitjet me Partizanin, zbulohet e ardhmja e sulmuesit shkodran

Partizani kërkon të shtojë alternativat në sulm për të prodhuar sa më shumë konkurrencë.

KALAJA

Pas largimit të Erjon Dragojt, i cili nuk arriti të firmosë një kontratë me të kuqtë, një tjetër sulmues është shfaqur në stërvitje me “demat”.

Siç “Panorama Sport” raportoi një ditë më parë, Arlind Kalaja është stërvitur disa ditë me “demat”, duke krijuar idenë se do ta vijojë në kryeqytet karrierën, pas aventurës në kategorinë e tretë suedeze.

Gjithsesi, burime për gazetën bëjnë me dije se Kalaja dhe Partizani nuk kanë mundur të gjejnë një akord në lidhje me kontratën dhe palët janë ndarë shumë shpejt.

Dje 26-vjeçari është paraqitur në kompleksin e “demave” vetëm për të marrë ato pak sende që kishte lënë dhe më pas është larguar.

Mbetet të shihet nëse Partizani do të vihet në kërkim të një tjetër sulmuesi për të plotësuar ofensivën. Drejtuesit kërkojnë lojtarë si alternativa, jo titullarë.

Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Partizani përforcon repartin e sulmit, te “demat” vjen futbollisti shkodran


EKSKLUZIVE/ Nisi stërvitjet me Partizanin, zbulohet e ardhmja e sulmuesit shkodran

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook