Formacioni anti-Egnatia/ Shehi në hall për mbrojtjen, tani te Tirana do të luajë…

Tirana është në hall në qendër të mbrojtjes.

TIRANA

Në sfidën me Kukësin, Tirana mori një pikë, luajti mirë, por zbuloi se kishte probleme në repartin e mbrojtjes.

Në fillim luajti Behiratçe, më pas Iseni, por për momentin asnjëri nuk është titullar në skuadër.

Behiratçe i ka kushtuar shumë Tiranës këtë sezon me ndeshjen në Luksemburg dhe me radhë. Edhe Iseni u provua, por nuk ka mbushur mendjen.

Në fund, Shehi dje ka provuar Realf Zhivanaj. Me shumë mundësi ai do të jetë titullar në sfidën me Egnatian, në krah të Filip Najdovskit. Zhivanaj ka një mundësi për të qenë një nga titullarët e këtij sezoni, duke lënë në stol Behiratçen.

ALTERNATIVA

Nëse edhe Realf Zhivanaj nuk i mbush mendjen stafit teknik, atëherë trajneri i Tiranës ka në xhep rezervën për këtë rast.

Ai mund të aktivizojë Albano Aleksin ose Ardit Hilën në qendër të mbrojtjes.

Po kështu, Tirana është duke kërkuar lojtarë për në qendër të mbrojtjes dhe nëse nuk ia del të gjejë, atëherë do të arnohet me futbollistët që ka.

NDRYSHON SULMI

Stërvitja e djeshme është kondicionuar nga shiu i rrëmbyeshëm i orës 17:00. Shehi ka bërë një analizë të gjatë me skuadrën dhe më pas është kthyer në fushën e stërvitjes.

Orges Shehi ka vazhduar punën për ndeshjen e dytë të Tiranës, atë kundër Egnatias. Paçka se shiu i prishi punë Shehit, gjërat u sistemuan në vazhdim.

Me shumë mundësi në sfidën me rrogozhinasit ku do të përballen me një “ish”, qëndron në stol Behiratçe. Nga ana tjetër, edhe Toshevski e ka humbur vendin e titullarit.

Përgjoni kthehet në mbrojtje, ndërsa Ismajlgeci do të luajë si sulmues. Me një llogaritje të thjeshtë, Bekaj është në portë, më pas Huseini, Najdovski, Zhivanaj e Përgjoni.

Në mesfushë Aleksi, Qefalija dhe Kallaku.

Ndryshimi ka ndodhur në sulm me Hasanin që do të jetë në krye të repartit. Në krahun e majtë kthehet Xhixha, ndërsa në të djathtë surpriza është Ismajlgeci.

TIR (1)

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Formacioni anti-Egnatia/ Shehi në hall për mbrojtjen, tani te Tirana do të luajë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook