Interi ideon shkëmbimin e bujshëm, zikaltërit ofrojnë mesfushorin për… Kumbullën

Interi nuk do ta mbyllë merkaton për sa kohë nuk i ka siguruar ende mbrojtësin e shumëkërkuar Simone Inzagit, i cili e di se një nga pikat më të forta të skuadrës së tij duhet të jetë mbrojtja.

kumbulla

Lista e alternativave është e gjatë, ashtu si pistat në të cilat po punohet prej kohësh, por surpriza mund të vijë nga një shqiptar.

Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, që siç raporton “calciomercato.it” është gjithmonë e më shumë në vëmendjen e zikaltërve. Operacioni që mund të dërgojë në Milano mbrojtësin e Kombëtares, mund të marrë shtysë nga dëmtimi i Xhorxhinjo Vajnaldumit, që do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 4 muaj.

Në një situatë të tillë, Zhoze Murinjo po kërkon me ngulm një përforcim për mesfushën dhe verdhekuqtë po vlerësojnë Roberto Galjardinin, italianin e Interit që shikohet si lojtari i duhur deri në rikthimin e holandezit.

28- vjeçari nuk është në planet e Simone Inzagit dhe prej kohësh po përflitet një largim i tij, kjo edhe falë afrimeve të Asllanit e Mikhitarianit që kanë plotësuar repartin.

KUMBULLA – Ndërsa Roma ka trokitur për të marrë informacion për Galjardinin, Xhuzepe Marota ka qenë shumë i qartë me kërkesën e tij: kartonin e Kumbullës në shkëmbim të atij të Galjardinit.

Administratori i deleguar i zikaltërve, duke marrë parasysh dëshirat e Inzagit, e di se 22-vjeçari shqiptar mund të shërbejë si alternativa e duhur në mbrojtjen me tre të Interit, modul i njohur për të edhe te Roma, por po ashtu e vlerëson si një lëvizje të leverdishme për të në gjendjen ekonomike aktuale të klubit.

Por kur të dy lojtarët do ta shikonin me sy të mirë shkëmbimin mes tyre, Tiago Pinto, drejtori teknik i Romës, nuk kërkon ta lërë të shkojë kaq lehtë Kumbullën, pasi e di mirë se vlera e kartonit të tij është më e lartë se ajo e Galjardinit dhe do të kërkojë të përfitojë sa më shumë nga largimi i tij, një largim që, nëse konkretizohet, do të na dhurojë një dyshe shqiptarësh nën ngjyrat zikaltër.

Përgatiti: NISLI GJINI


Interi ideon shkëmbimin e bujshëm, zikaltërit ofrojnë mesfushorin për… Kumbullën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook