Konte dëshiron një tjetër brazilian në skuadër, Totenhemi pranë firmës me ish-mesfushorin e Milanit

Totenhemi i Antonio Kontes duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton e transferimeve, ku objektivi i radhës për londinezët është mesfushori i Lionit, Lukas Paketa.

PAKETA 1

Sipas raportimeve nga “Sky Sport UK” në orët e fundit francezët kanë refuzuar një ofertë rreth 40 milionë euro nga Uest Hemi për brazilianin dhe kjo për shkak se janë në negociata me skuadrën e Antonio Kontes.

Edhe vetë paketa duket se është i bindur për këtë transferim, me ish-mesfushorin e Milanit që është gati të provojë një aventurë të re në Premier Ligë.

Arena e Lajmit


Konte dëshiron një tjetër brazilian në skuadër, Totenhemi pranë firmës me ish-mesfushorin e Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook