Konte “i bën nder” Murinjos, Totenhemi i ofron Romës “të padëshiruarin” e mesfushës

Roma e ka përqendruar vëmendjen te mesfusha në këtë ditë të fundit të merkatos, me kryeqytetasit që po përpiqen me çdo kusht të gjejnë një zëvendësues për mesfushorin holandez Zhorzhinjo Vijnaldum që do të mungojë gjatë për shkak të një dëmtimi. Në ndihmë të italianëve duket se këtë herë ka ardhur Totenhemi, me anglezët që i kanë ofruar mesfushorin Herri Uinks.

herri uinks

Sipas raportimeve nga “Daily Mail”, 26-vjeçari i cili është jashtë planeve të teknikut Antonio Konte për sezonin e ardhshëm duket të jetë ofruar nga ana e Totenhemit në drejtim të Romës në një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje.

Kryeqytetasit po e vlerësojnë këtë propozim, por duke i dhënë prioritet pisave të tjera si mesfushori i PSG-së, Leonardo Paredes apo rikthimi i bujshëm i Raxha Naingolan.

Arena e Lajmit


Konte “i bën nder” Murinjos, Totenhemi i ofron Romës “të padëshiruarin” e mesfushës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook