Aktori, Neritan Liçaj ka folur në News24 për protestën e opozitës të zhvilluar ditën e djeshme në Bulevard, duke u ndalur edhe tek sulmi ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjatë intervistës Liçaj u shpreh se ndaj Berishës u krye një atentat.
Ndërsa nuk i kurseu kritikat as për policinë duke thënë se është kthyer në gangsterë dhe se institucionet janë në ditën e tyre më të zezë.
Pjesë nga intervista
-Kur u godit, isha larg dhe kur e morëm vesh ishte shokuese. Kur u afruam e pashë të gjakosur, keqardhje shumë e madhe, nuk e kisha menduar se kjo do ndodhte sepse ishte i fortë. Pastaj besova legjendën se është i pamposhtur. Tashmë Berisha është bërë personazh e legjendar. Ishte shokuese sepse ky ishte atentat. Kur komunizmi jeton vret-është shprehje legjendare kjo e Azem Hajdarit. Azem Hajdarit disa herë atentat, doktor Berisha po ashtu, I ndjeri Sokol Olldashi po ashtu ndërroi jetë në rrethana misterioze. Nga e majta nuk është prekur asnjë figurë. Gjithmonë e djathta pëson agresione. E kuqja e majta është themeluar mbi gjak. E majta botërore jeton me krimin, gjakun. Që ishte sulm i organizuar për mendimin tim, ishte atentat jo me plumba, por një njeri po e priste ta qëllonte me grusht. Në koncept është atentat, e menduar.
Arena e Lajmit