Rafael Leao duket të jetë rikthyer në qendër të merkatos në këto ditë të fundit të saj, me Milanin që në orët e fundit ka marrë një ofertë rreth 120 milionë euro nga ana e Çelsit e cila është refuzuar.
Sipas raportimeve nga “Corriere della Sera” ky vendim i klubit kuqezi është marrë pas një diskutimi me teknikun Stefano Pioli me italianin i cili ka theksuar se nuk mund të përballohet një largim kaq i rëndësishëm pa pasur një zëvendësues në ditët e fundit të merkatos.
Milani duket i vendosur për ta mbajtur në skuadër Leaon dhe në ndihmë i vjen dhe klauzola në kontratën e tij e cila thotë se pas dy javëve të para të korrikut, cilado skuadër që e do portugezin duhet të ulet në negociata me kuqezinjtë pasi klauzola e largimit prej 150 milionë eurosh nuk është më e vlefshme.
Arena e Lajmit