“Shembja e Prestige, sulm ndaj fjalës së lirë”, Silva Caka: Duhen muaj hetime për afera, dje agresorit të Berishës i doli e gjithë dosja. Rama ka futur thonjtë e pistë në…

Caka

Sekretarja për marrëdhëniet me publike në Partinë e Lirisë Silva Caka foli në News24 për sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha ditën e djeshme.

Ajo tha se ishte një sulm politik duke shprehur kontrastin mes hetimeve për afera që zgjasin pa fund, ndërsa autorit të sulmit dje i dolën gjithë të dhënat.

“Kam qenë larg vendit ku ndodhi sulmi sepse kisha mbërritur më herët. Ngjarjen e kemi marrë vesh nga rrjetet sociale, pasi valët ditën e djeshme kanë pasur një lloj bllokimi siç ndodh në çdo protestë.
Shumë fisnike dhe e zgjuar nga një lider politik, i cili doli e foli pasi u godit.
Liria opozitare duhet të ishte e pacenueshme. Shpresoj shumë që kjo të mos kthehet në një praktikë.
Absolutisht sulm politik, për një arsye të thjeshtë. Ne kemi afera korruptive në dritën e diellit të cilat kërkojnë muaj hetime. Ndërkohë dje dosja e tij u mbyll. Dolën dokumente, më qartëson akoma më shumë se ka një prapavijë politike. Unë kam bindjen e plotë që demokratët nuk kanë për ta falur”, deklaroi Caka.

Ajo tha më tej se lufta politike duhet të jetë fisnike, por se Edi Rama ka futur duart në shumë gjëra që nuk i takojnë dhe ndaj nuk mund të ketë më reagim me integritet.

“Ka disa kode që nuk preken. Ke një luftë politike që duhet të jetë sa më fisnike. Rama ka futur duart, thonjtë e pisët në gjëra që nuk i takojnë, ka futur duart në shtëpinë e PD, gjeti disa bedelë, në Partinë e Lirisë ka tentuar por nuk ia ka dalë dhe i kishte mbetur vetëm lideri i PD-së.
Ka nevojë për një aksion politik. Nuk duhet më ne të ruajmë një lloj integriteti me këtë njeri”, tha ajo.

Sipas Cakës, Rama i ka thyer të gjitha barrierat dhe kjo krijon një lloj zemërate në gjithë popullatën.
“Ajo që ndodhi në Prestige ishte një sulm ndaj medias suaj, ndaj fjalës së lirisë. Ajo që ndodhi me Ora News, apo ato që kanë ndodhur ndaj shtëpive të qytetarëve shqiptarë.
I ka shtrirë tentakulat në çdo lloj pushteti, institucione dhe balanca e pushtetit ka rënë dhe demokracia nuk ekziston. Është një autokraci ose komunizëm modern”, tha më tej.

Ajo theksoi se qytetarët iu bashkuan protestës edhe pse vështirësia ishte e madhe për shkak të izolimit. “Protesta e djeshme ishte një model, një tregues i qartë se kush është opozita shqiptare. Kemi një qeverisje që vetëm shtyp dhe një opozitë që vetëm jep shpresë”, tha Silva Caka.

“Shembja e Prestige, sulm ndaj fjalës së lirë”, Silva Caka: Duhen muaj hetime për afera, dje agresorit të Berishës i doli e gjithë dosja. Rama ka futur thonjtë e pistë në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook