Sherri mes vajzave në shkollën “Kongresi i Manastirit”, drejtoresha sqaron situatën: Konflikti ka nisur që në verë, është planifikuar më herët nga…

1e7b1ac9 8c77 4822 Ac0a 937c9f97529d

Në pjesën e dytë të emisionit “Open”News24 me gazetaren Eni Vasili, po komentohet rasti i një videoje të bërë virale në rrjet, ku shihen dy vajza pjesë e shkollës “Kongresi i Manastirit” të përfshira në një konflikt fizik. Konflikti është ndjekur nga bashkëmoshatarë të tyre, të cilët kanë filmuar edhe ngjarjen.

Në një lidhje skype, drejtoresha e shkollës 9 vjeçare “Kongresi i Manastirit”, Rudina Maksuti, ka bërë me dije se konflikti mes vajzave ka nisur që në verë pra nuk është një konflikt i momentin.

Ajo ka zbuluar se vajzat, janë një në klasën e shtatë, ndërsa tjetra në klasën e 8 dhe se vijnë nga familje me probleme dhe prindërit e tyre janë thirrur disa herë në shkollë, për problematika shumë herë më të vogla.

“Do doja të sqaroja situatën duke dhënë detaje. Ne u njohëm në atë moment me ngjarjen. Për videon dua të them se ishte e rëndë fakti mënyrën sesi doli video. Ato ishin minorene dhe fytyrat e tyre dolën hapur. Prindërit e tyre janë ndjerë keq. Fëmijët që e rrahin vajzën tjetër janë të shkollës sonë. Videoja ishte e planifikuar më para. Kemi pasur kontakte me prindërit në prezencë të shërbimit psiko-social. As vetë prindërit nuk kanë qenë të informuar. Situata ka nisur që në verën që lamë pas.  Vajza e rrahur  nuk ishte pjesë  e shkollës sonë. Vajzat janë në klasën e shtatë, teta dhe nëntë. Janë fëmijë që vijnë nga familje problematike, por ata kanë çfarë është e mundur për edukimin e tyre.  Janë të një niveli jo të lartë, për sa i përket arritjeve arsimore. Ngjarja ka ndodhur në lagjen dhe pallatin e tyre. Kanë qenë të agravuar që prej verës, kanë pasur kërcënime me njëra-tjetrën. Duke pasur kërcënime mes tyre. Prindërit nuk po japin një arsye konkrete për zënkën. ka të bëjë me pjesën e të qenit adoleshent. Nuk ka lidhje me problemet familjare”, tha Maksuti.

Arena e Lajmit

Sherri mes vajzave në shkollën “Kongresi i Manastirit”, drejtoresha sqaron situatën: Konflikti ka nisur që në verë, është planifikuar më herët nga…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook