“Shyqyr që nuk ka shkuar në eliminim fizik”/ Dhunimi i Berishës, Hila: Duhet të nxjerrë mësime garda, por edhe…

54

Analisti Dritan Hila ka komentuar dhunimin fizik të Sali Berishën në protestën e zhvilluar sot në Tiranë. Duke folur në studion e “Open”, Hila tha se ky është një akt shumë i rëndë dhe se e dënon, ndërsa shtoi se për fat të mirë sulmuesi nuk ka shkuar më tej, në eliminim fizik, duke i qëndruar tezës së ai mund të jetë një person me probleme mendore.

Hila tha se duhet nxjerrë mësim nga kjo ngjarje, fillimisht garda për mënyrën si ruan, e më pas edhe sa i përket kulturës shoqërore.

“Isha i përgatitur në fakt për të folur për samitit, sepse mendoj se samiti ishte me i rëndësishëm se protesta, gjithsesi e dënoj dhunën ndaj Berishës, jo vetëm ndaj një personi që ka një moshë të caktuar, por ndaj çdo njeriu. Është vazhdim i kulturës së dhunës, ku politika ka dorën e saj për ngulitjen e kësaj dhune, dhe Berisha është i fundit në radhët e politikanëve që dhunohet dhe është e shëmtuar, shumë e rëndë në kulturën tonë. Uroj që të jetë rasti i fundit dhe uroj që kjo të zbulohet sa më shpjet duke ikur tej pasioneve politike.

Të arrijë të goditet një ndër udhëheqësit historik, me të mirat dhe të këqijat, është e rëndë, është e rëndë nëse është politike, apo një ngjarje e rëndomtë. Shyqyr dhunuesi e ka pasur mendjen deri aty dhe nuk ka shkuar më tep deri në eliminim fizik, nëse jemi tek teza që është me probleme mendore. Duhet të nxjerrim mësime vetë garda në mënyrën si ruhet, por dhe kultura e publikut”, tha ai.

“Shyqyr që nuk ka shkuar në eliminim fizik”/ Dhunimi i Berishës, Hila: Duhet të nxjerrë mësime garda, por edhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook