Barcelona do të duhet të mendojë për verën e vitit 2023 nëse dëshiron të afrojë në skuadër yllin portugez të mesfushës së Sitit, Bernardo Silva.
Shefi ekzekutiv i kampionëve të Anglisë, Ferran Soriano, i ka mbyllur përfundimisht derën Barcelonës për mesfushorin, i cili ka qenë një nga pikat e dobëta të trajnerit Ksavi Hernandez.
“Besoj se tani është shumë vonë për të folur për afrime dhe largime”, ka deklaruar shefi i Mançester Sitit, duke prerë kështu hovin e Barcelonës, që shpresonte deri në ditën e fundit të merkatos për të bërë të vetin Bernanrdo Silvën.
Arena e Lajmit