“Sulmi ndaj Berishës, vija e kuqe për opozitën”, paralajmërimi i demokratit: Në një vend ku fjalët s’dëgjohen, duhet të veprosh!

Berishaaa

“Sulmi ndaj kryetarit të PD-së, ishte vija e kuqe për opozitën nga kësaj qeverie”. Kështu deklaroi sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha teksa komentoi sulmin ndaj kreut të PD Sali Berisha gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Berisha u sulmua dje me grusht nga një i ri, ndërkohë që agresori u neutralizua nga truprojat e kryetarit të PD dhe simpatizantët e tij. Mes të tjerash Hoxha paralajmëroi se tashmë ka ardhur koha e veprave dhe jo e fjalëve.

“Truprojat e zotit Berisha janë për tu falënderuar pasi e morën dhe e hoqën duke i shpëtuar edhe jetën. E shoqëruan duke ndjekur çdo procedurë. Nëse propaganda e qeverisë kërkon ta shesë si sulm të një njeriu që ka probleme mendore, nuk është e vërtetë. Ai ka qenë në selinë e PD, ka parë terrenin dhe ka shfrytëzuar pikën më të dobët për të bërë atë që bëri. Unë do të flas në një moment të dytë ka thënë ai, kjo tregon edhe se është një skenar i mirëmenduar. Sulmi ndaj kryetarit të PD-së, ishte vija e kuqe për opozitën. Kur cënonin liderin e opozitës, do presësh përgjigjen e merituar. T’ja lëmë kohës shumë shpejt do e kuptoni këtë deklaratë. Në një vend që fjalët nuk dëgjohen, duhet të veprosh!”, tha Hoxha.

Arena e Lajmit

“Sulmi ndaj Berishës, vija e kuqe për opozitën”, paralajmërimi i demokratit: Në një vend ku fjalët s’dëgjohen, duhet të veprosh!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook