Thyen postbllokun e policisë pasi u përballën me prokurorin e SPAK, burg për dy vëllezërit (EMRAT)

Policia 20

Dy vëllezërit Orges dhe Emirjan Sina, konkretisht 24 e 27 vjeç do të qëndrojnë nën masën e arrestit me burg, pas një incidenti që patën me prokurorin e SPAK Behar Dibra dhe një Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur 3 ditë më parë në hyrje të tunelit që lidh Elbasanin me Tiranën.

Burime nga prokuroria thanë se dy vëllezërit i treguan një dokument fals prokurorit, por në momentin që e kuptuan se me kë kishin të bënin u larguan duke thyer edhe postbllokun.

Ata u arrestuan më pas në Durrës. Të dielën ata dolën për masën sigurisë në gjykatën e Elbasanit dhe sipas kërkesës së bërë nga prokuroria do të qëndrojnë në burg.

Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për mosbindje ndaj policisë, kanosje e prokurorit dhe mbajtje pa të drejtë e titullit dhe kundërshtim i forcave të rendit.

Arena e Lajmit

Thyen postbllokun e policisë pasi u përballën me prokurorin e SPAK, burg për dy vëllezërit (EMRAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook