Një banesë në zonën e ‘Bllokut’, në Tiranë është përfshirë nga flakët. Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga bombola e gazit.
Teksa është djegur tenda e banesës, një pjesë e saj është shkëputur duke rënë disa kate më poshtë. Ndërkohë falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8”, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit