“Demat” kërkojnë dy emra me ngulm, Partizani hidhet “all-in” për mbrojtjen

Mbrojtja është reparti ku Partizani është përqendruar më së shumti për t’u përmirësuar në merkato. Të kuqtë larguan para disa ditësh një mbrojtës si Egzon Belica dhe tashmë janë në kërkim të një tjetër lojtari, që të jetë një forcë e madhe krah Bitrit, që është parashikuar titullar. Pak para se të largohej Belica, të kuqtë firmosën me Jozef Menish, por deri më tani sllovaku nuk ka bindur. Gjithashtu, drejtuesit nuk kanë treguar besim tek Eljon Sota. Partizani është në lëvizje për të gjetur një lider në mbrojtje.

PREKA5

Të kuqtë deri më tani janë në tratativa me Mërgim Mavrajn dhe po negociojnë me Bylisin për Marcelino Prekën. I pari është plot 36 vjeç, por sa më shumë futbolli evoluon, aq më shumë mosha e humb rëndësinë. Ardhja e Mavrajt do t’i shtonte Partizanit më shumë pjekuri e eksperiencë në fushë, por edhe jashtë saj.

mavraj

“Demat” janë një ekip me një moshë mesatare relativisht të ulët dhe një lojtar me eksperiencën e ish-mbrojtësit të Kombëtares kurrsesi nuk mund të ishte i tepërt. Sinjalet e ardhjes së Mavrajt duken mjaft pozitive dhe negociatat vazhdojnë me ritme të shpejta. Ndërkohë, edhe për Prekën vijojnë bisedimet. Ai konsiderohet si një lojtar me shumë vlera dhe Partizani është gati t’i besojë dhe t’i japë një shans.

Arena e Lajmit


“Demat” kërkojnë dy emra me ngulm, Partizani hidhet “all-in” për mbrojtjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook